Zbardhen emrat e të gjithë kandidatëve në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Interes kanë shprehur Fatjona Memçaj, Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme, Rovena Zoto, Adnan Xholi, prokuror i SPAK, Kreshnik Ajazi dhe Ylli Pjetërnikaj.
Prokurori Kreshnik Ajazi ka dorëzuar dokumentet pranë KLP-së, por më pas është tërhequr nga gara.
Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela.






















