Një nga personat që ndodhej në jahtin ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Palasë është Bruno Çela, 31 vjeç, i cili u shoqërua nga policia dhe u mor në pyetje në kuadër të hetimeve.
Bruno Çela është djali i pronarit të kompanisë Brunes dhe njëherazi dhëndrri i Tom Doshit.
Sipas burimeve, në bord të jahtit ndodheshin edhe Leonard Haso, 31 vjeç, Afrim Kastrati, 49 vjeç, dhe Pashk Gjini, 60 vjeç, që po ashtu u morën në pyetje.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po verifikohen rrethanat e ngjarjes dhe roli i secilit prej personave që ndodheshin në mjetin lundrues në momentin e të shtënave.
Jahti tentoi t’i fshihej policisë pas ngjarjes, por u ndalua nga policia dy orë më vonë.






















