Politika 3 August 2026, 11:11 Nga VNA

Berisha: PD nuk do të bashkojë votat me PS për Prokurorin e Përgjithshëm, duhet t’i rikthehen kompetencat institucionit

Ndaje në Whatsapp
Berisha: PD nuk do të bashkojë votat me PS për Prokurorin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se grupi parlamentar i PD-së nuk do të bashkojë votat me mazhorancën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, duke theksuar se opozita ka ndërprerë çdo bashkëpunim me Partinë Socialiste për përzgjedhjen e emrave në institucionet e pavarura.

Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes në SPAK, në kuadër të dosjes “Partizani”, Berisha tha se vendimi vjen pas mënyrës se si u zhvillua procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi me PS në përzgjedhjen e emrave”, u shpreh ai.

Berisha u ndal edhe te institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, duke argumentuar se atij i janë hequr pothuajse të gjitha kompetencat kushtetuese dhe se kjo situatë duhet të rishikohet.

“Sot Prokurori i Përgjithshëm është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë. Kur dëgjoj raportet e tij, flet sikur është drejtori i statistikave të policisë. Është një zhveshje e gabuar që i kanë bërë, sepse është institucion kushtetues dhe nuk mund të reduktohet vetëm në paraqitjen e statistikave”, deklaroi kreu i PD-së.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm kërkon miratimin me tre të pestat e votave në Kuvend, çka e bën të domosdoshëm konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës.

Video

Pamjet tregojnë momentin kur policia ndalon jahtin në Porto Palermo dy orë pas ngjarjes me armë zjarri të ndodhur në Palasë. Në bord ndodheshin katër persona, mes tyre edhe Bruno Çela, 31 vjeç, djali i pronarit të kompanisë “Brunes” dhe dhëndri i Tom Doshit. Sipas burimeve, pas ndalimit nga policia, Bruno Çela, Leonard Haso, Afrim Kastrati dhe Pashk Gjini u shoqëruan dhe u morën në pyetje në kuadër të hetimeve.

Vrasja e Edmond Sulës, policia kontrolle në Bërxullë. Arrestohet i dyshuari i parë

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme