Sociale 2 August 2026, 16:40 Nga VNA

Nga simbol i leximit në simbol të braktisjes? “Tirana Moons”, projekti që u inaugurua me bujë, sot po thahet para syve të qytetarëve

Ndaje në Whatsapp
Nga simbol i leximit në simbol të braktisjes? “Tirana

Vetëm një vit më parë, Bashkia e Tiranës e prezantoi me krenari si një nga projektet më inovative të hapësirave publike. “Tirana Moons”, biblioteka urbane e konceptuar për të promovuar leximin në natyrë, u inaugurua mes propagandës për “modelin Erion Veliaj”, si një shembull i qytetit modern që investon te kultura dhe hapësirat publike.

Instalacioni u vendos në sheshin “Nënë Tereza”, pranë Korpusit të Universitetit Politeknik dhe Universitetit të Arteve. Projekti u ideua nga arkitekti austriak Chris Precht dhe synonte të krijonte një ambient ku qytetarët të lexonin libra në një hapësirë të mbuluar, të rrethuar nga gjelbërimi, larg zhurmës së qytetit.

Në muajt e parë pas inaugurimit, “Tirana Moons” tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve. Bashkia u kujdes për mirëmbajtjen e tij dhe projekti u promovua gjerësisht si një sukses i transformimit urban.

Por vetëm një vit më vonë, pamja është krejt tjetër.

Gjelbërimi që ishte pjesë e konceptit arkitektonik është tharë pothuajse i gjithi. Bimët që duhej ta shndërronin këtë hapësirë në një oaz leximi janë kthyer në degë të thata, ndërsa kontrasti mes projektit të prezantuar dhe realitetit të sotëm është i dukshëm.

Fotot e siguruara tregojnë se investimi i bërë me mijëra euro rrezikon të degradojë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Tashmë Bashkia e Tiranës ka përpara dy alternativa: ose të shpenzojë sërish para publike për të rikthyer gjelbërimin, ashtu si ndodhi më parë me pishat përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ose ta lërë projektin të degradojë deri në humbjen e plotë të funksionit për të cilin u ndërtua.

“Tirana Moons” ngre edhe një pyetje më të gjerë: a ndërtohen projektet për t’u shërbyer qytetarëve në afat të gjatë, apo vetëm për ceremoninë e inaugurimit dhe fotografitë e ditës së parë?

Video

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

Dita e 64, vijon marshimi protestuesve në rrugët e Tiranës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme