Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se në ambientet e SPAK po ndërtohet një “mini maternitet”.
Në një prononcim për gazetarët, Kryemadhi u përgjigj me ironi, duke thënë se është e sigurt që “me barrë nuk ngel”, ndërsa shtoi se zërat se disa ministre apo deputete të Partisë Socialiste mbeten shtatzënë për t’i shpëtuar drejtësisë mund të jenë si thashetheme, ashtu edhe të vërteta.
“Ju garantoj që me barrë nuk ngel, për këtë ju them. E dyta, sigurisht që njerëzit për të gjetur rrugë dhe mënyra të ndryshme proceduriale edhe mund të jenë thashetheme, edhe mund të jenë të vërteta. Sa herë që vjen një foshnjë në jetë është një gjë shumë e mirë, është një qytetar më shumë për Shqipërinë në këtë kohë që shpopullohet”, u shpreh Kryemadhi.






















