Bota 3 August 2026, 18:41 Nga VNA

Ushtria amerikan kërkon ide të reja dhe jokonvencionale për të ushtruar presion ndaj Iranit

Ndaje në Whatsapp
Ushtria amerikan kërkon ide të reja dhe jokonvencionale për

Një zyrtar i lartë i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara u ka kërkuar analistëve ushtarakë të propozojnë mënyra të reja për të rritur presionin ndaj Iranit, sipas një raportimi të CNN.

Duke cituar burime të njohura me çështjen, CNN raportoi se një zyrtar nga sektori i inteligjencës së CENTCOM-it ka dërguar javën e kaluar një email ku kërkonte “mënyra të reja krijuese dhe jokonvencionale për të ushtruar presion dhe për të ndëshkuar Iranin”.

Sipas CNN, kërkesa për mbledhjen e ideve nga stafi është një praktikë e pazakontë, pasi është bërë përmes një emaili të brendshëm, dhe reflekton opsionet e kufizuara që administrata e presidentit Donald Trump ka në dispozicion për ta detyruar Teheranin të pranojë një marrëveshje sipas kushteve të Uashingtonit.

Zëdhënësi i CENTCOM-it, kapiteni Timothy Hawkins, deklaroi se komanda ka një histori të kërkimit të ideve nga personeli i saj, pavarësisht gradës, me qëllim përmirësimin e performancës operacionale.

“Admirali Cooper, në veçanti, u drejtohet anëtarëve të ekipit tonë të shkëlqyer, pavarësisht nga grada, për të arritur nivelet më të larta të mundshme të performancës operacionale”, tha Hawkins.

Raporti i CNN citon gjithashtu vlerësimet e CIA-s dhe Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, sipas të cilave fushata aktuale e bombardimeve ndaj Iranit nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrimin e Teheranit në negociata.

Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ushtarake. Uashingtoni ka goditur objektiva brenda territorit iranian, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur duke sulmuar ato që i ka cilësuar si baza dhe pajisje ushtarake amerikane në disa vende arabe, përfshirë Jordaninë, Bahrejnin dhe Kuvajtin.

Përshkallëzimi i tensioneve erdhi pas një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar mes Uashingtonit dhe Teheranit në qershor dhe nisjes së negociatave për një marrëveshje përfundimtare.

Bisedimet më pas u bllokuan për shkak të mosmarrëveshjeve mbi garancitë e sigurisë dhe lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme në botë për transportin e energjisë dhe tregtinë ndërkombëtare.

Video

Peshkatari 71-vjeçar Petrit Troka ka kapur këtë të hënë një krap me peshë 21.5 kilogramë në lumin Vjosa, në zonën e Fierit. Troka, i cili ushtron peshkimin prej 40 vitesh, e cilësoi këtë si një nga arritjet më të rralla të karrierës së tij, pasi peshq të përmasave të tilla hasen shumë rrallë në këtë lumë. Ai tregoi se e ka kapur krapin gjigant me grep duke përdorur bukë misri si mam, ndërsa theksoi nevojën për mbajtjen pastër të Kanalit të Semanit për të favorizuar rritjen e prodhimit dhe të faunës detare.

Të paktën e pranuam që kemi 100 mijë fëmijë që jetojnë në varfëri…

Vrasja e Edmond Sulës, policia kontrolle në Bërxullë. Arrestohet i dyshuari i parë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme