Kronika 11 June 2026, 23:32 Nga VNA

Zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi/ Klodiana Lala: Mund të ketë lidhje me call center ose kriptomonedhat

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi/ Klodiana Lala: Mund të

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se autoritetet kanë dyshime të forta se Koçi mund të jetë marrë peng dhe më pas vrarë, megjithëse deri tani trupi i tij nuk është gjetur. Sipas Lalës, në qendër të hetimeve ndodhet Armand Shatkaj, mik i afërt i 34-vjeçarit, ndërsa është arrestuar edhe kamerieri Enea Zyferi.

“Policia dhe prokuroria kanë dyshime se Eglant Koçi mund të jetë vrarë nga shoku i tij i ngushtë Armand Shatkaj dhe është arrestuar kamerieri, Enea Zyferi. Policia dyshon se është ekzekutuar edhe pse trupi nuk është gjetur”, deklaroi Lala.

Sipas informacioneve të bëra publike, Eglant Koçi humbi kontaktet me familjarët më 4 qershor, ditë kur në Tiranë po zhvilloheshin protesta. Një ditë më vonë, më 5 qershor, vëllai i tij iu drejtua policisë duke bërë kallëzim për zhdukjen.

Hetimet zbuluan se më 7 qershor ishte gjetur motori i Koçit. Sipas Lalës, mjeti u lokalizua në zonën e “5 Majit”, ndonëse fillimisht dyshohej se ndodhej pranë Sheshit Wilson.

“Koçi ishte futur te një ambient afër shkollës ‘Ismail Qemali’. Zyferi ka deklaruar se e ka parë të hyjë Koçin, por jo të dalë”, tha gazetarja.

Një nga elementët që ka ngritur dyshime për hetuesit lidhet me lëvizjet e dyshuara të Armand Shatkajt pas zhdukjes së 34-vjeçarit.

“Shatkaj e ka lëvizur motorin dy herë dhe i ka kërkuar kamerierit që të fikte dritat, duke i thënë se do të lëvizte një frigorifer. Megjithatë, kamerat e sigurisë e kanë kapur Shatkajn me një çantë të zezë, ku mendohet se mund të jetë transportuar trupi i Koçit. Më pas ai ka shkuar drejt zonës së Malit me Gropa, në kufi me Librazhdin”, deklaroi Lala.

Për të avancuar kërkimet, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e institucioneve homologe në Kosovë.

“Autoritetet kanë kërkuar ndihmën e kolegëve nga Kosova për të sjellë qen kërkimi dhe pritet që ekspertë dhe qen nga Kosova të vijnë për të kontrolluar zonën nga Mali me Gropa deri në kufi me Librazhdin”, tha ajo.

Sipas informacioneve të bëra publike, një tjetër element që ka forcuar dyshimet për një krim të rëndë është gjetja e njollave të gjakut në automjetin e Eglant Koçit.

"Mendohet se ky person është mbajtur peng dhe është vrarë, sepse në makinën e tij është gjetur njolla gjaku”, u shpreh Lala.

Ajo shtoi se Armand Shatkaj ishte marrë më herët në pyetje nga policia dhe ishte lënë i lirë, ndërsa më pas, sipas saj, i kishte kërkuar kamerierit Enea Zyferi të merrte një automjet dhe ta çonte në lavazh, moment pas të cilit Zyferi është arrestuar nga autoritetet.Lidhur me motivin e mundshëm të ngjarjes, gazetarja tha se hetuesit po verifikojnë pista që lidhen me aktivitete ekonomike dhe teknologjike.

"Ngjarja e rëndë ka dyshime se ka të bëjë me një call center. Eglant Koçi ishte edhe korrier për kriptomonedhat. Mendoj se Armand Shatkaj nuk është i vetëm në këtë ngjarje, sepse ka vrarë shokun”, deklaroi Klodiana Lala.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të zhdukjes së 34-vjeçarit, ndërsa operacionet e kërkimit pritet të intensifikohen në zonat malore ku dyshohet se mund të jenë fshehur gjurmë që lidhen me fatin e Eglant Koçit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme