Kronika 10 June 2026, 17:37 Nga VNA

Sekuestrohen kokainë, diamante dhe pajisje për kërkimin e metaleve të çmuara më Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp

vbfggb.jpg

Një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë për detektimin e metaleve të çmuara janë sekuestruar sot në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet doganore dhe Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Doganës së Durrësit, gjatë kontrollit të një automjeti të ardhur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, u konstatua një valixhe brenda së cilës ndodhej një pajisje elektronike për detektimin e metaleve të çmuara, së bashku me disa aksesorë të montueshëm.

Në një tjetër rast, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër të mbërritur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të dyshuar si diamante.

Po ashtu, në një automjet të tretë u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Dogana e Durrësit bën me dije se të gjitha rastet janë kapur gjatë kontrolleve të imtësishme në hyrje të portit, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Materialet janë referuar pranë organeve kompetente për vijimin e procedurave hetimore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme