Kronika 10 June 2026, 14:12 Nga VNA

Zhdukja e Eglant Koçit, gjykata lë në burg kamarierin e Armand Shakajt

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e Eglant Koçit, gjykata lë në burg kamarierin e Armand

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën ‘Arrest në burg’, Enea Zyferin kamarierin e Armand Shakajt i dyshuar për zhdukjen e 34 vjeçarit Eglant Koçi. Zyferi para gjykatës ka mohuar akuzën e ‘Përkrahjes së autorit të krimit’. Ai është shprehur se ka parë që Koçi të hynte në lokal dhe në një moment Armand Shakaj i ka kërkuar që të fikë dritat. Por në dëshminë e tij Enea Zyferi është shprehur se nuk ka dijeni nëse 34 vjeçari ka dalë nga lokali. 

Eglant Koçi rezulton i zhdukuar prej disa ditësh ndërkohë që dyshimet e policisë janë se ai është vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj. Shakaj e ka thirrur në lokalin e tij 34 vjeçarin ku dyshohet se e ka ekzekutuar dhe trupin e ka zhdukur. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme