Kronika 9 June 2026, 16:14 Nga VNA

Tenderi i uniformave, Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen çështjen në Apel për rigjykim

Ndaje në Whatsapp

fgbfgfgb.jpg

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të pandehurit për tenderin e uniformave të policisë.

Edlira Naqellari, Flutura Cekrez, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Aurora Mulla, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Gëzim Mingaj,

Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali do të rigjykohen me një trupë tjetër gjykuese.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i akuzon dhjetë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme për shkelje të barazisë në një tender me fond limit 2.8 miliardë lekë, lidhur me uniformat dhe këpucët e punonjësve të Policisë së Shtetit.

WhatsApp Image 2026-06-09 at 4.03.18 PM.jpeg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme