Kronika 9 June 2026, 10:47 Nga VNA

Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen disa persona dhe sekuestrohen armë

Ndaje në Whatsapp
Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen disa persona dhe

Një operacion i gjerë i Policisë së Shtetit është zhvilluar gjatë natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës, ku janë ushtruar kontrolle në disa pika të ndryshme. Si rezultat i aksionit janë arrestuar disa persona dhe janë sekuestruar katër armë zjarri, si edhe një mjet i blinduar.

Mes të ndaluarve është 55-vjeçari Turi Aligjoni, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të 27-vjeçarit Kevi Lazaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen Çole të Vlorës.

Në pranga ka rënë edhe Ilir Dula, i njohur edhe me emrat Aleksandër Dula dhe Aleksandër Thomai, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Sipas të dhënave, ai është dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Apelit e Leçes me 6 vjet e 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës.

Policia pritet të japë detaje të tjera zyrtare mbi operacionin dhe personat e arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme