Kronika 8 June 2026, 14:43 Nga VNA

Konflikt me armë në Velipojë, një i plagosur përfundon në spital

Ndaje në Whatsapp

fdfdvfdfdv.jpg

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Velipojë. Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka degraduar në dhunë fizike, ndërsa njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Si pasojë e incidentit, një person i dëmtuar është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë personat e përfshirë në konflikt dhe po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre, si edhe të autorit të dyshuar që ka përdorur armën e zjarrit.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa motivet që çuan në konflikt mbeten ende të paqarta.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme