Kronika 7 June 2026, 09:37 Nga VNA

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Ndaje në Whatsapp
Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit,

Futbolli kosovar dhe shqiptar është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri Fation Fatmir Bunjaku.

22-vjeçari, i cili kishte qenë pjesë e Kosovës U-21 dhe kishte luajtur për disa skuadra kosovare, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Lajmi i hidhur u bë i ditur nga faqja e fshatit Samadraxhë, e cila njoftoi ndarjen nga jeta të të riut.

“Njoftojmë me pikëllim se mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fation Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Bunjaku konsiderohej një nga futbollistët e talentuar të brezit të tij, ndërsa gjatë karrierës ishte aktiv në disa klube të futbollit kosovar ndërsa së fundmi luante për Elbasanin. Ai kishte veshur edhe fanellën e përfaqësueses së Kosovës U-21.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme