Kronika 6 June 2026, 09:35 Nga VNA

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, tritoli hidhet në derën e një banese në Rrilë

Ndaje në Whatsapp

bgfg.png

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Rreth orës 03:00, një sasi lënde plasëse është vendosur dhe ka shpërthyer në derën e një banese dykatëshe.

Sipas të dhënave paraprake, banesa ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi.

Mësohet se në momentin e shpërthimit, çifti i bashkëshortëve ndodhej brenda banesës. Fatmirësisht, nga ky incident nuk janë shënuar persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të këtij sulmi me eksploziv.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me rastin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme