Kronika 6 June 2026, 08:00 Nga VNA

Sherr i dhunshëm në Sarandë, policia shoqëron 6 persona dhe nis hetimet

Ndaje në Whatsapp

 bfgbfg.jpg

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në zonën e njohur si “Ekualipsi”.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një përplasje për motive të dobëta, duke u goditur me grushte dhe sende të forta.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit, si dhe efektivë të FNSH-së, të cilët kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë gjashtë shtetas për veprime të mëtejshme procedurale.

Burime bëjnë me dije se disa nga personat e përfshirë në konflikt janë paraqitur në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme