Kronika 5 June 2026, 10:43 Nga VNA

Në kërkim prej vitesh, por përfitues i fondeve publike: si mori subvencione autori i vrasjes së efektivit në Maliq?

Ndaje në Whatsapp
Në kërkim prej vitesh, por përfitues i fondeve publike: si mori

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Forcave Shqiponja, Enea Meçollari, dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri gjatë operacionit të 4 qershorit në Maliq, rezulton të ketë përfituar fonde publike për bujqësinë dhe blegtorinë, ndonëse ishte në kërkim prej vitesh.

Burime të sigurta pranë familjarëve të Braçellarit bëjnë me dije se 43-vjeçari ka përfituar subvencione për ngritjen e stallave të bagëtive nëpërmjet AZHBR-së. Ende nuk është e qartë nëse fondet janë përfituar në emër të tij apo në emër të nënës së tij, por burimet konfirmojnë se ai ka qenë përfitues i skemave mbështetëse të shtetit.

Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e verifikimit të përfituesve të fondeve publike. Braçellari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për kapjen e tij, ndër vite, ishin angazhuar edhe forcat speciale RENEA.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua një ditë më parë në një zonë malore të Maliqit, ku ai fshihej në një stan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë efektivi Enea Meçollari, ndërsa u plagos Edison Adri. I plagosur mbeti edhe vetë Braçellari.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme