Kronika 6 June 2026, 11:14 Nga VNA

Shqiptarët në Milano protestojnë para Konsullatës, thirrje për dorëheqjen e Ramës 

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët në Milano protestojnë para Konsullatës, thirrje

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para Konsullatës Shqiptare në Milano, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Protestat që nisën në Zvërnec dhe që më pas u shtrinë në disa qytete të Shqipërisë, duke artikuluar thirrje për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama, po vijojnë të organizohen edhe në diasporë.

Pas tubimeve të zhvilluara një ditë më parë në Berlin dhe Mynih, shqiptarët jashtë vendit janë mbledhur sot edhe në Itali, ku kanë bërë thirrje për largimin e kreut të qeverisë shqiptare.

Në këto protesta kanë marrë pjesë edhe familje dhe fëmijë, ashtu siç është vërejtur edhe në disa nga tubimet e zhvilluara në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme