Kronika 6 June 2026, 10:58 Nga VNA

Ekstradohet nga Italia 44-vjeçari i dyshuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Italia 44-vjeçari i dyshuar për vrasje dhe

Një 44-vjeçar i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni ndërkombëtar “The Wanted” finalizoi procedurat për sjelljen në Shqipëri të shtetasit Sajmir Kolaveri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me vendim të datës 25 shtator 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë “Vrasje për gjakmarrje”, “Fshehje ose asgjësim kufome”, si dhe akuza që lidhen me grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas hetimeve, Kolaveri dyshohet se më 5 gusht 2020 ka bashkëpunuar me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal për vrasjen e Klevis Lleshit. Më tej, ai dyshohet se ka marrë pjesë edhe në transportimin dhe varrosjen e trupit të viktimës në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit, me qëllim fshehjen e ngjarjes.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 44-vjeçari iu dorëzua autoriteteve përkatëse për vijimin e procedurave ligjore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme