Kronika 9 June 2026, 11:53 Nga VNA

RENEA dhe Policia e Tiranës ushtrojnë kontrolle në Krujë për kapjen e Sadik Llanit

Ndaje në Whatsapp
RENEA dhe Policia e Tiranës ushtrojnë kontrolle në Krujë

RENEA dhe Policia e Tiranës po ushtrojnë kontrolle në zonën e Krujës, ku dyshon se fshihet 39-vjeçari Sadik Llani, autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi ditën e djeshme në rrugën Dervish Luzha.

Policia thotë se ai është person shumë i rrezikshëm dhe ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi është dhe i armatosur, ndërsa ka vënë në dispozicion 10 mijë euro shpërblim për çdo qytetar që jep informacion për vendndodhjen.

Gjatë aksioneve që ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka ushtruar kontroll në 15 baza, ku mendohej se mund të fshihej Llani, por deri më tani nuk është rënë në gjurmët e tij. Drejt zonës së Krujës, policia është orientuar përmes kamerave të sigurisë, të cilat kanë fokusuar autorin e dyshuar të largohet drejt asaj zone pas vrasjes.

Llani ekzekutoi Baloshin ditën e djeshme, për motive që mbeten ende të paqarta. Ai më herët ka qenë i skeduar për çështje droge dhe rrezikshmëria që paraqet është e lartë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme