Kronika 9 June 2026, 12:28 Nga VNA

VNA siguron video të re të motorit të Eglant Koçit, ende asnjë gjurmë nga i zhdukuri

Ndaje në Whatsapp
VNA siguron video të re të motorit të Eglant Koçit, ende

Kanë kaluar disa ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.

Dy ditë më parë u konfirmua gjetja e motorit të Koçit pranë nënstacionit elektrik të zonës së 5 Majit në Tiranë, një zhvillim që u konsiderua i rëndësishëm për hetimet. Megjithatë, deri tani, kërkimet nuk kanë sjellë asnjë informacion për fatin e të riut.

Ndërkohë, VNA ka siguruar një video të re ku shfaqet motori i Eglant Koçit. Pamjet hedhin dritë mbi një nga elementët kyç të kësaj ngjarjeje, ndërsa grupi hetimor vijon verifikimet për të rindërtuar lëvizjet e fundit të tij.

Burime policore bëjnë me dije se hetimet janë ende në zhvillim dhe se po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të zhdukjes.

Pavarësisht gjetjes së motorit dhe materialeve të reja që po dalin në dritë, deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi vendndodhjen apo fatin e Eglant Koçit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme