Kronika 10 June 2026, 12:36 Nga VNA

Shtyhet seanca e Veliajt, kryebashkiaku nuk paraqitet, ‘Nuk ngjaj mirë në kafaz’

Ndaje në Whatsapp

vfgfgg.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mungoi në seancën gjyqësore në ngarkim të tij në Gjykatën e Posacme, ku po shqyrtohet dosja penale me 13 akuza të rënda. Përmes një shkrese drejtuar gjykatës, Veliaj shprehej se nuk do të merrte pjesë në seancë, pasi mbajtja e tij në kafaz, nuk është as e hijshme as dinjitoze. Ai pretendonte më tej, se ishte antikushtetuese. Për këto arsye kërkonte të përfaqësohej nga avokati i tij, Plarent Ndreca. 

Pasi relatoi këtë shkresë, trupa gjykuese konstatoi mungesën e dy avokatëve të dy prej të pandehurve, çka e pamundësonte zhvillimin e seancës. Ndaj vendosi ta shtyjë procesin dhe afatet e paraburgimit për kryebashkiakun Veliajn. Sa i takon kërkesës së avokatit Ndreca që nuk i janë dhënë 24 fashikuj trupa gjykuese thekson fashikujt që mungojnë lidhen me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë. Gjykata theksoi se Veliaj nuk i është cënuar mbrojtja deri në këtë fazë të gjykimit dhe vendosi t’i vërë në dispozicion Erion Veliajt 24 fashikujt që mungojnë. Seanca e radhës u shty për në datën 16 qershor. 

Erion Veliaj dhe 18 të pandehurit e tjerë, përfshirë dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për vepra të rënda penale. Veliaj konkretisht akuzohet për pastrim parash, korrupsion, shpërdorim detyre, etj.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme