Kronika 11 June 2026, 15:27 Nga VNA

Nga Shqipëria në Siri për ISIS, GJKKO dënon 13 të pandehurit për pjesëmarrje në organizatën terroriste

Ndaje në Whatsapp

ffgbfgbfgb.jpg

GJKKO ka dhënë sot vendimin për një nga dosjet më të ndjeshme të hetuara prej vitesh nga SPAK, që lidhet me rekrutimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë në Siri për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS dhe formacioneve të tjera të ngjashme.

Në total, 13 të pandehur u shpallën fajtorë për akuza që përfshijnë pjesëmarrje në organizatë terroriste, si dhe pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj. Procesi është zhvilluar me procedurë të zakonshme, ndërsa vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca.

Sipas vendimit të shpallur më 11 qershor, Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca u dënuan me nga 10 vite burg secili, pas bashkimit të dënimeve për veprat penale për të cilat akuzoheshin. Ndërkohë, Enes Kaca, i cili në kohën e ngjarjeve ka qenë i mitur, u dënua me 5 vite burgim.

Gjykata dha gjithashtu dënime me nga 9 vite burg për Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë u caktuan dënime që variojnë nga 4 deri në 8 vite heqje lirie.

Të gjithë të dënuarit do të vuajnë dënimet në burgje të sigurisë së lartë, ndërsa ekzekutimi i vendimit i është ngarkuar SPAK-ut. Vendimi nuk është përfundimtar dhe ndaj tij mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda 15 ditëve nga marrja e vendimit të arsyetuar.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Shyqyri Kaca, Saimir Kaca, Enes Kaca, Ditar Bala, Bajram Sulaj, Fatbardh Taushani, Ali Balliu, Arbër Stafasani, Usejd Stafasani, Etion Zani, Nertil Hysenllari, Ledio Mehmeti, Erion Luto  dhe Erdet Korro.”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 49, datë 11.06.2026 vendosi:

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 nëntë vjet burgim.

o Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 4 vjet burgim.

o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 dhjetë vjet burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e  tij me 9 vjet burgim.

o Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 4 vjet burgim.

o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe nenit 97 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me pesë vjet burgim.

o Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal dhe nenit 97 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me dy vjet burgim.

o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 5 vjet burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Ditar Bala për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234 a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij  me 8 vjet burgim.

o Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.

o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Taushani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 tetë vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ali Balliu për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 shtatë vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 tetë vjet burgim.

o Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.

o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9  nëntë vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Usejd Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe nenit 97 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.  

o Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me katër vjet burgim.

o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim.  Deklarimin fajtor të të pandehurit Nertil Hysenllari për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 tetë vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Ledio Mehmeti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 tetë vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 tetë  vjet burgim.

o Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto  për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.

o Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë  vjet burgim.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdet Korro për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 tetë  vjet burgim.

 Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës  i ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare.

 Vuajtja e dënimit për te gjithë të pandehurit të fillojë nga dita  ekzekutimit të tij dhe në zbatim të nenit 16 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

 Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për zbatimin e këtij vendimi.

 Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

Tiranë, më datë 11.06.2026

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme