Kronika 6 May 2024, 18:13 Nga VNA

"Do shkoj të qetësohem pak", Prokuroria e Shkodrës nxjerr detaje, ja ku është parë për herë të fundit Alma me fëmijët

Ndaje në Whatsapp
"Do shkoj të qetësohem pak", Prokuroria e Shkodrës

Prokuroria e Shkdrës ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me tragjedinë e ndodhur para pak ditës në këtë qytet, ku nëna me tre fëmijë të mitur është mbytur në lumin Buna, si shkak i konflikteve që kishte me bashkëshkortin e saj.

Nga hetimet e prokurorisë, pasi ka pyetur personat që kishin dijeni, rezulton se Alma Arrazi nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, Alma me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, me inicialet V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas Alma i ka thënë kunatës se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi dhe do të shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej.

Nga administrimi i pamjeve filmike që ka siguruar prokuroria, pasi është ndarë nga kunata, Alma bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Largimi nga lokali është në orën 20:10 të datës 2 maj, ndërsa rreth orës 21:00 dyshohet se nëna bashkë me fëmijët janë hedhur në lumë.

Prokuria gjithashtu njofton se është arrestuar bashkëshorti dhe babai i fëmijëve Erys Arrazi, pasi ka pasur konflikte të shpeshta me gruan dhe dyshohet se ka ushtruar presion psikologjik ndaj saj duke e detyruar të bëjë vetvrasje.

Kujtojmë se deri më tani nga kërkimet e polumbarëve janë gjetur vetëm 2 vajzat, 8 vjeç dhe 9 vjeç të mbytura në lumë, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën e tyre dhe djalin 3 vjeç.

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme