Kronika 6 May 2024, 12:37 Nga VNA

Mbytja e nënës me fëmijë/ Alma Arrazi shfaqet në kamera sigurie para se të zhdukej

Ndaje në Whatsapp
Mbytja e nënës me fëmijë/ Alma Arrazi shfaqet në kamera

E.Arrazi, vajza 9-vjeçare që u vetëmbyt në lumin e Bunës, bashkë me nënën e saj Almën, motrën dhe vëllain e vogël, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

Babai i saj, Erdgys Arrazi, ndërkohë po mbahet në paraburgim nën dyshimet për shkaktim të vetëvrasjes pasi nga hetimet e deritanishme, rezulton se ka dhunuar gruan e fëmijët si dhe ka krijuar një lidhje jashtëmartesore, cka ka çuar 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit bashkë me 3 fëmijët.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se gruaja është vetëhedhur nga Ura e Bunës rreth orës 21:00 të mbrëmjes së 2 majit, pasi kishte konsumuar një kafe me kunatën e saj, ku kishte mësuar dhe tradhtinë e të shoqit.

Ajo shfaqet ne disa kamera sigurie, teksa ecën në drejtim të Urës së Bunës dhe është krejtësisht e qetë.

Zhdukja e gruas me 3 fëmijët, u denoncua me datë 3 maj nga Edrgys Arrazi dhe menjëherë policia nisi hetimet.

Por ndërsa oficerët po merrnin dëshmitë e personave që mund të kishin dijeni mbi zhdukjen e tyre dhe po sekuestronin kamerat e sigurisë, një peshkatar gjeti trupin e pajetë të vajzës 9-vjecare.

Prej tre ditësh peshkatari që gjeti trupin e pajetë të vajzës, bashkë me polumbarët e repartit special RENEA dhe me ndihmën e forcat e ushtrisë, janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e Alma Arrazit dhe dy fëmijëve, të cilët dyshohen të jetë vetëmbytur.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme