Kronika 5 May 2024, 13:24 Nga VNA

Denoncohet rrjet prostitucioni homoseksual në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Jepet masa per 3 shtetasit e huaj të cilët u arrestuan 2 ditë më parë nga policia për ushtrimin e prostitucionit. Për dy shtetasit nga Venezuela G.J dhe D.C ështe dhëne masa "Detyrim paraqitje" ndërkohë që shtetasi italian është proceduar në gjendje të lirë.

Shtetasi nga Venezuela drejtonte një rrjet prostitucioni homoseksual ne Tiranë.  Nëpërmjet faqes së krijuar në internet, ku mund te rregjistrohesh shumë lehtë, krijoheshin kontaktet me dy shtetasit e huaj që punonin në rrjetin e krijuar nga venezualiani.

2 shtetasit e huaj  me qëndrim të përkohshëm jetojnë në Tiranë me qira. Nëpërmjet faqes në internet lidheshin me kliente, dhe ushtronin prostitucionin kundrejt pagës 150-300 euro.

Denoncimi u bë nga një shtetas italian, i cili ndodhej në Shqipëri. Italiani kishte hyrë në faqen e internetit dhe kërkoi shërbim nga njëri nga djemt e huaj, por kaluan më pas në përplasje, çka solli dhe denoncimin në polici.

Në datën 3 Maj, DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme