Kronika 5 May 2024, 19:10 Nga VNA

Bie në ujëvarë turistja gjermane, përfundon tek Trauma me lëndime në kokë dhe trup

Ndaje në Whatsapp
Bie në ujëvarë turistja gjermane, përfundon tek Trauma me

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit. Ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje me të specializuar. Ndërkohë që gjendja e saj ka qenë serioze për jetën, është përcjellë me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistesh gjermane që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar ka rënë ujëvarë ku dhe është lënduar në kokë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Çarshovë, në vendin e quajtur “Ura e Stermbecit”, një grup turistësh gjermanë po eksploronin me këmbë, zonat turistike, të shoqëruar nga shtetasi M. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasja gjermane S. M., 47 vjeçe, duke bërë fotografi ka humbur ekulibrin, është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime fizike.

Menjëherë 47-vjeçares i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ekipi i urgjencës së spitalit të Përmetit dhe shërbimeve të Policisë.

Shtetasja S. M., si pasojë e plagëve të marra, është transportuar me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme