Kronika 5 May 2024, 21:14 Nga VNA

Makina përplaset me karburantin në Lushnjë, plagosen 2 persona

Ndaje në Whatsapp
Makina përplaset me karburantin në Lushnjë, plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur në autostradën që lidh Rrogozhinën me Lushnjën, në afërsi të Kthesës së Grabianit. Tre makina janë përplasur, ku si pasojë mjeti tip Range Rover ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti. Për shkak të aksidentit, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Lushnjës.

Goditja ka qenë shumë e fortë, duke shkatërruar tabelën elektronike. Tabela nga ana tjetër ka qenë një mbrojtëse shumë e mirë për makinën, duke mos e lënë atë të godasë aparaturat e karburantit.

Nuk ka pasur persona të lënduar në makinat e tjera të përfshira në aksident, në një Audi dhe në një furgon. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në parakalim. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë ngjarjen.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme