Kronika 6 May 2024, 22:53 Nga VNA

“SPAK po heton intensivisht kullën "Mali i Tiranës", Klodiana Lala: Dyshohet për pastrim parash

Ndaje në Whatsapp
“SPAK po heton intensivisht kullën "Mali i Tiranës",

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se kulla "Mali i Tiranës" është duke u hetuar intensivisht nga SPAK dhe se ka dyshime për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Kjo është kulla që ngjalli mjaft debate pak kohë më parë, pasi edhe opozita nuk e denonconce publikisht, ndërkohë gazetari Mero Baze hodhi akuza se pas saj qëndron edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një biznesmeni.

"SPAK po heton intensivisht për kullën "Mali i Tiranës". Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastirm parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për ti raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit", tha Lala.

Gazetarja foli edhe për disa çështje të lidhura me politikën që SPAK po heton aktualisht.

"Kemi hetimet për koncesionet në Shëndetësi. Janë 300 dëshmitarë vetëm te koncesioni i Check Up. Duhet një vit vetëm për të pyetur dëshmitarët.

Kemi një zv.kryeministër në arrati. Kemi kryetar bashkie në detyrë të thirrur. Nuk dua ta ndaj është Berisha, Meta apo Veliaj, por kur SPAK siguron prova, nuk duhet ndarë e majtë apo e djathtë. Nëse ka prova që i mbërthen, për mua janë në rregull.

Tjetra, kemi hetim të çelur ndaj Ilir Beqajt, zoti Beqaj ka patur ndikim shumë të madh brenda prokurorisë së posaçme. Ka patur grupime që kanë tentuar ta shpëtojnë. Ai ka dyshime për abuzime me fondet e SASPAK. Por ka edhe një çështje të re për zotin Beqaj. Ndërkohë, sot që flasim ke hetime pafund që përfshin zyrtarë të lartë. Nëse ndalemi te inceneratorët, SPAK duhet të hetonte si grup të strukturuar kriminal. Duhet të thërriste kryeministrin e vendit zotin Rama.

Por, sido që të shkojë, fakti që prokuroria edhe pse me vonesë po thërret njerëz që deri dje, edhe ne mediat, e mban mend kur bëra një kronikë per Veliajn, që mora sistemin TIMS dhe u ula, për të bërë një analizim? Veliaj më diltë duke mbjellë pemë dhe pastaj më rezultonte në Hollandë dhe Vienë. Ajo që më ka trishtuar shumë, nuk ishte problemi që po flitej për Erion Veliaj, nuk thoshte njeri kanë dalë këto të dhëna, nuk shqetësohej njeri , por thoshin qenka kujtuar një gazetare", tha Lala.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme