Kronika 6 May 2024, 19:36 Nga VNA

“Alma ka parë video në telefonin e tij”, dëshmia e familarëve të 39-vijeçares: Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin

Ndaje në Whatsapp
“Alma ka parë video në telefonin e tij”, dëshmia e

Familja e Alma Arrazit në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se Alma dhe Erdgysi prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31-vjeçari kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare.

Sipas tyre, kohët e fundit Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me 18-vjeçaren. Ata shprehen se Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai.

Sipas dëshmive të familjarëve më 2 maj, ditën e ngjarjes tregon Alma ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën 18-vjeçare.

Më pas Alma i ka thënë kunatës të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Durrës tek i vëllai, por ka marrë fëmijët dhe ka shkuar te ura e vjetër e lumit Buna aty ku kreu edhe aktin ekstrem.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme