Kronika 6 May 2024, 20:32 Nga VNA

Ndërron jetë Agustin Kaza, 44-vjeçari që iu bë atentat në qendër të Brukselit

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë Agustin Kaza, 44-vjeçari që iu bë

Agustin Kaza i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 28 prillit në Bruksel, ka ndërruar jetë. 44-vjeçarui morri plagë të rënda pasi u qëllua me armë zjarri në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek.

Ai ishte ulur në tarracën e një kafeneje, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, por sot pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Ka dyshime se atentati ndaj tij ka qenë për motive gjakmarrje pasi ai është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy personave më 3 korrik të vitit 1997 në Mirditë.

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain në qendër të Rrëshenit në 1994. Por nuk përjashtohet edhe mundësia e prishjes së pazareve të drogës pasi zona ku ndodhi atentati kohëve të fundit ka qenë në qendër të kontrolleve policore, pasi ka pasur një dhunë të shtuar, por edhe trafik droge.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme