Kronika 28 July 2025, 22:03 Nga VNA

“Polici është në reanimacion, askush s’e ka vizituar”, Avokati Cakrani flet për dhunën në Vlorë: Po fshihet një krim ndaj një oficeri të shtetit

Ndaje në Whatsapp
“Polici është në reanimacion, askush s’e ka

Avokati Kujtim Cakrani deklaroi në emisionin Now në Euronews Albania se rasti i dhunës së ushtruar ndaj policit Ardian Isufi në Vlorë përbën një goditje të rëndë ndaj vetë institucionit të Policisë së Shtetit.

Cakrani theksoi se polici ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është në rrezik për jetën, ndërsa sipas tij, asnjë zyrtar i lartë i policisë nuk ka shkuar në spital për ta vizituar apo për të marrë informacion mbi ngjarjen.

“Polici është në reanimacion dhe deri tani nuk ka shkuar asnjë përfaqësues i policisë ta pyesë apo ta vizitojë. E kuptoni në çfarë shteti terrorist jetojmë? Pamjet kur i dhanë dorën njëri-tjetrit, kur iu kërkua falje babait për fëmijën – pse nuk dalin? Janë ulur, kanë pirë kafe për gjysmë ore. Po fshihet një krim i bërë ndaj një oficeri policie. Ai është dëmtuar rëndë dhe nuk dihet nëse do t’i mbijetojë plagëve. Është një punonjës me mbi 20 vite shërbim dhe është lënë në harresë. Pamjet që qarkullojnë në rrjet, ku thuhet se po goditet një fëmijë, janë një devijim nga e vërteta”, deklaroi Cakrani.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme