Politika 12 November 2024, 20:36 Nga VNA

Mbyllet Komisioni Hetimor, dështon dëshmia e Ilir Beqajt

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet Komisioni Hetimor, dështon dëshmia e Ilir Beqajt

Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi ka dështuar sot, pasi seanca u mbyll pa arritur një rezultat konkret. Nënkryetari i Komisionit, Plarent Ndreca, propozoi ndërprerjen e seancës duke deklaruar se "sot nuk po i japim dot drejtim".

Seanca e pyetjeve për ish-ministrin Beqaj do të vazhdojë nesër, në orën 10:30. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, bëri të ditur se procesi do të rifillojë nesër me të njëjtin rend dite.

Në seancën e sotme, dëshmia e Ilir Beqajt u mbajt peng për disa orë për shkak të mosdakordësisë mes deputetëve të PS-së dhe PD-së mbi procedurën që duhej të ndiqej. Kërkesa e Beqajt për të shoqëruar deklaratën e tij me pamje vizuale (foto dhe video) për të mbrojtur vendimin e tij për koncesionimin e procesit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike u bë shkak për përplasje mes anëtarëve të komisionit.

Ilir Beqaj mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar. Pas uljes në vendin e dëshmitarit, ai kërkoi që deklarata e tij të mbështetet me materiale vizuale, duke shkaktuar kështu një ngërç në Komision.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme