Politika 12 November 2024, 12:59 Nga VNA

Pensionistët protestë para kryeministrisë/ U bashkohet Qori me akuza ndaj qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Pensionistët protestë para kryeministrisë/ U bashkohet Qori me

Pensionistët janë mbledhur përsëri sot para Kryeministrisë për të kërkuar rritjen e pensioneve dhe për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë. Ata theksojnë se pensionet e tyre janë të pamjaftueshme për të përballuar as nevojat më bazike, si ilaçet apo ushqimet e shportës. Protestuesit akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe për keqmenaxhim të fondeve publike.

Me pankarta ku shkruhej: “Punë një jetë, pensioni në dietë” dhe “Hiqni dorë nga korrupsioni të na rritet pensioni”, pensionistët bënë thirrje për mbështetje dhe solidaritet. Një i moshuar u shpreh: “Më keq se sot nuk do të bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votë”, duke theksuar se janë të vendosur të vazhdojnë protestat.

Ndërkohë, Qori nga Lëvizja Bashkë iu bashkua protestës, duke kritikuar ashpër qeverinë. Ai deklaroi se fondet që vidhen dhe shpërdorohen mund të përdoreshin për përmirësimin e pensioneve. “Qeveria e ka të pamundur të ketë para edhe për të vjedhur, edhe për të qeverisur,” tha Qori, duke theksuar se një miliard euro që shpërdorohen çdo vit do të mjaftonin për të rritur pensionet në nivelin e minimumit jetik.

Protesta është paralajmëruar se do të intensifikohet 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme