Politika 11 November 2024, 13:50 Nga VNA

Kreu i PD-së Sali Berisha ka njoftuar një protestë rreth parlamentit ditën kur do të miratohet buxheti

Ndaje në Whatsapp
Kreu i PD-së Sali Berisha ka njoftuar një protestë rreth

Kreu i PD-së Sali Berisha ka njoftuar një protestë rreth parlamentit ditën kur do të miratohet buxheti

“Natyrisht ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seancë plenare, të sigurt se ato nuk pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama, por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që në mbledhjen e parë të parlamentit shumicë të PD, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë.

Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se buxheti i vitit 2025 është një projekt i përqendruar në sektorët ku, sipas tij, qeveria Rama grabit më shumë. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se 15% e buxhetit është në duart e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të cilën ai përdori gjuhë të ashpër, duke e cilësuar si “vjedhëse të paprecedentë”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme