Politika 11 November 2024, 10:56 Nga VNA

Tabaku denoncon përdorimin e trupës diplomatike për qëllime partiake

Ndaje në Whatsapp
Tabaku denoncon përdorimin e trupës diplomatike për qëllime

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e saj mbi përfshirjen e ambasadorëve shqiptarë në aktivitete politike të organizuara nga qeveria. Gjatë një seance dëgjimore me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, Tabaku e quajti këtë përfshirje “të papranueshme” dhe e akuzoi qeverinë për përdorim të trupit diplomatik për përfitime partiake.

Sipas Tabakut, në të paktën 48 raste, ambasadorët shqiptarë kanë marrë pjesë në aktivitete ku opozita është sulmuar, me këto evente që janë zhvilluar nën flamurin e Partisë Socialiste. Ajo vuri në pikëpyetje nevojën e pjesëmarrjes diplomatike në këto aktivitete, duke kërkuar shpjegime nga ministri Hasani për masat e marra për të shmangur një përfshirje të tillë.

“Shërbimi diplomatik duhet të jetë i paanshëm dhe të përfaqësojë interesat kombëtare, jo të shfrytëzohet për fushata elektorale,” tha Tabaku. Ajo theksoi se përfshirja e përfaqësuesve diplomatikë në aktivitete me ngjyrime partiake dëmton besueshmërinë e shërbimit diplomatik të Shqipërisë dhe përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme