Politika 10 November 2024, 16:30 Nga VNA

Ambasadori Denion Mejdani si plotësues sondazhesh për administratën e re amerikane

Ndaje në Whatsapp

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, nuk e ka fshehur pëlqimin e tij për Richard Grenell. Ambasador në SHBA dhe i dërguari për Ballkanin, dhe njëri i afërt me presidentin e votuar Donald Trump ka gjithashtu foto me një pjesë të mirë të politikanëve majtas e djathtas në Shqipëri. Në këtë garë për t’u dukur sa më afër Grenell, ambasadori i Shqipërisë duket të jetë i angazhuar seriozisht. Aq sa nga profili zyrtar i tij në platformën X (ish-Twitter), ai ka marrë pjesë dhe në një sondazh online të organizuar nga Corey Lewandowski, lobist dhe komentator politik, i njohur për lidhjet e tij me Donald Trump.

Mes emrave të servirur nga lobisti amerikan, ambasadori Denion Mejdani ka zgjedhur sigurisht Richard Grenell. Por a është e përshtatshme që një përfaqësues i shtetit shqiptar të përfshihet në të tilla sondazhe online? A mundet që një ambasador të japë opinion publik për zgjedhjen e një zyrtari të lartë të një shteti tjetër? Vetë qenia diplomat mban në vetvete kujdesin për të dhënë opinione mbi zhvillimet e një vendi tjetër. Gjë që, me sa duket, diplomatët shqiptarë e kanë të vështirë ta kuptojnë.

Sepse jo më kot, shumë prej tyre shfaqen publikisht në takimet politike të kryeministrit duke lënë mënjanë kostumin e diplomatit e duke u shndërruar në manekinë politikë. Apo servilë diplomatësh të lartë, me të cilët nuk i lidh asgjë veç interesit personal.

[caption id="attachment_19181" align="alignnone" width="300"] Screenshot[/caption]

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme