Politika 9 November 2024, 15:59 Nga VNA

“Qeveria italiane po shpërdoron taksat”, deputetët italianë në Gjadër: Kampi është burg për emigrantët

Ndaje në Whatsapp
“Qeveria italiane po shpërdoron taksat”, deputetët

Një ditë pas mbërritjes së gjashtë emigrantëve në kampin e Gjadrit, si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali dhe paktit Meloni-Rama, kampi u vizitua nga një delegacion i deputetëve të opozitës italiane.

Deputetët Italian ishin Rachele Scarpa dhe Andrea Casu, nga Partia Demokratike, si dhe Alfonso Colluçi nga "Lëvizja 5 Yjet". Deputetët opozitarë, të cilët janë kritikë të qeverisë "Meloni", vizituan ambientet e kampit dhe kërkuan të takonin emigrantët që ishin mbërritur me anijen "Libra" të premten. Në portin e Shëngjinit zbritën 8 emigrantë, por pas një verifikimi në qendrën e shëndetit, 2 prej tyre u kthyen mbrapsht, sipas autoriteteve lokale.

Deputeti Alfonso Colluçi nga "Lëvizja 5 Yjet" ngriti akuza të forta ndaj qeverisë Meloni për shpërdorimin e fondeve të taksapaguesve italianë, duke e cilësuar kampin e Gjadrit si një "burg për emigrantët". Ndërkohë, deputetja Rachele Scarpa, e Partisë Demokratike, theksoi se një nga emigrantët e kthyer kishte probleme psikike dhe e pyeti qeverinë italiane se si ishte e mundur që ai të nisej nga Italia në atë gjendje.

“Donim t’i takonim dhe besoj se sot pasdite do jetë e mundur. Jemi në një zonë militare, jemi këtu jashtë dhe kemi këto mure tepër të larta. E vetmja gjë pozitive që shoh këtu në kamp janë operatorët e shumtë të policisë, që përcjellin këtu brenda na kamp jo vetëm profesionalizimin, por edhe humanizmin e Italisë. Këtu të duket sikur je jashtë humanizmit. Të mendosh që këto struktura do kushtojnë 800 milionë euro në 5 vite, shto edhe kostot e mirëmbajtjes, dhe 9 milionë euro vetëm për transportin. Për këtë të vjen keq, taksat e italianëve po harxhohen dhe nuk po investohen në Itali për shërbimin e sigurisë në vend, për qytetarët e Italisë. Të vjen keq vërtet, sepse këtu duket më shumë si një mbajtje në burg e këtyre personave, sepse ju kujtoj që e thotë edhe protokolli shqiptar, që këta persona nuk mund të dalin. Pra kemi një formë të rëndë të mbajtjes tyre të mbyllur. Këtu gjithçka është e ndërtuar nga zero dhe ka ende për të ndërtuar dhe kjo të jep idenë se qeveria Meloni hedh paratë e italianëve nga dritarja” – tha Alfonso Colluçi.

“Për momentin nuk kemi arritur ende të flasim me emigrantët e mbërritur në kamp, sepse janë duke u zhvilluar dëgjesat me kontrolluesit e territorit. Zbuluam nacionalitetin dhe gjendjen e personit që dje u kthye sërish në Itali dhe bëhet fjalë për një egjiptian. Kishte problem psikiatrike dhe u kthye mbrapsht. Këtu pyesim se si ishte e pamundur mos të vihej re kjo gjë gjatë procesit screening (verifikimi), para se të hipte në anije. Do të futemi brenda besoj sot pasdite, sapo të jenë mbyllur kontrollet e plota dhe të kuptojmë pak më shumë për historinë e tyre” – tha Rachele Scarpa.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme