Politika 9 November 2024, 14:08 Nga VNA

Sali Berisha nuk jep afat për zhvillimin e primareve në PD/ Kreu demokrat paralajmëron mosbindje civile dhe pjesmarrje në parlament

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha nuk jep afat për zhvillimin e primareve në PD/ Kreu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ende nuk ka përcaktuar kohën kur do të zhvillohen primaret për listën e kandidatëve për deputetë. Duke iu përgjigjur ndjekësve të tij, ai deklaroi se primaret do të zhvillohen “në momentin oportun.”

Berisha e cilësoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane si një fat të madh për familjen shqiptare. Ai kujtoi atmosferën në selinë e PS natën e zgjedhjeve, ku, sipas tij, qeveritarët kishin përgatitur fishekzjarre dhe shampanjë, duke besuar në fitoren e Kamala Harris. Sipas Berishës, ata dolën kokulur dhe të trishtuar në orët e para të mëngjesit.

Duke komentuar mbi pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në seancën parlamentare për buxhetin, Berisha theksoi se nuk ka pasur asnjë vendim për bojkotin e parlamentit, por vetëm për komisionet, pasi përjashtimi i 24 deputetëve pengonte punën e tyre. Ai shtoi se opozita do të vazhdojë të ndjekë mosbindjen civile dhe se kthimi i tyre në parlament kishte për qëllim përballjen direkte me deputetët dhe ministrat e PS për buxhetin.

Në lidhje me zgjedhjet në SHBA, Berisha deklaroi se perandoria e Sorosit ka marrë fund në Amerikë, por vazhdon të mbretërojë në Shqipëri. Ai gjithashtu kritikoi kandidaten demokrate Kamala Harris për agjendën e saj mbi ndryshimin e gjinisë, duke e cilësuar si një tejkalim të ideologjisë marksiste. Sipas tij, me fitoren e Trump, ndikimi kulturor i SHBA do të rikthehet në vlerat universale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme