Politika 8 November 2024, 21:12 Nga VNA

Dështon pa nisur komisioni “Antikorrupsion”, Xhafaj e justifikon: Nuk duam të jetë pjesë e konfliktit në zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
Dështon pa nisur komisioni “Antikorrupsion”, Xhafaj e

Pas bojkotit të institucioneve të drejtësisë dhe të ndërkombëtarëve, ka bërë që qeveria të pushojë komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin. Këtë ka deklaruar vet kryetari i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj, i cili në një intervistë për mediat është shprehur se punimet do të ndërpriten para zgjedhjeve, me justifikimin se mund të jetë pjesë e konfliktit elektoral.

“Do ta ndërpresim deri në fazën e dytë. Do të lëmë kohën e nevojshme të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral” tha Xhafaj duke shtuar se komisioni mund të vijojë dhe në dy legjislatura.

Edhe pse komisioni po shkon drejt mbylljes pa nisur akoma, Xhafaj mohoi sërish ndërhyrjen e tij në Reformën në Drejtësi.

“Ne sot kemi reformuar sistemin e drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde me atë të drejtësisë. Reformën në drejtësi kemi detyrë ta shtrijmë në dy pushtetet e tjera tek ekzekutivi dhe legjislativi. Jemi fokusurar te mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe cështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, deklaroi Xhafaj.

Kujtojmë se ky komision është shoqëruar me shumë kritika, pasi shihej si një rrezik për të penguar punën e institucioneve të reja të drejtësisë. Këtë tregoi edhe bojkoti që i bënë SPAK, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, KLGJ, ILD dhe Prokuroria e Përgjithshme, të cilat nuk pranuan të caktojnë përfaqësues në këtë Komision. Në të njëjtën linjë ishin edhe ndërkombëtarët të cilët në dekolaratat e tyre theksonin që institucionet e drejtësisë të mos cënohen.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme