Politika 8 November 2024, 14:50 Nga VNA

Kumbaro: “Nuk ka mbetje toksike, çështja po hetohet nga Prokuroria”

Ndaje në Whatsapp
Kumbaro: “Nuk ka mbetje toksike, çështja po hetohet nga

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, raportoi sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në lidhje me kthimin e 102 kontejnerëve me mbetje nga kompania Kurum, të rikthyera në Shqipëri nga anija “Moliva”. Gjatë fjalës së saj, Kumbaro theksoi se dokumentacioni i çështjes është dorëzuar në prokurori dhe mohoi që bëhet fjalë për mbetje toksike, duke i quajtur ato “mbetje të rrezikshme”.

“Nuk ka folur njeri për mbetje toksike, dhe nuk është në asnjë nga letrat apo dokumentacionin që ka qarkulluar. Çështja po hetohet nga Prokuroria, e cila ka të gjithë dokumentacionin. Është identifikuar vendi ku do të vendosen kontejnerët me mbetjet e dyshuara të rrezikshme, të deklaruara nga subjektet si mall, nën-produkte metali. Prokuroria do të hetojë, dhe ne do të presim rezultatet e hetimeve.” tha Kumbaro

Deputeti i opozitës, Luan Baçi, reagoi ndaj deklaratave të ministres, duke kërkuar sqarime më të detajuara dhe duke theksuar se mbetjet janë të dyshimta.

“Po e thua me një fjalë tjetër, jo toksike, por të dyshuara të rrezikshme. Këtu mbyllet logjika.”

Kumbaro reagoi ndaj akuzave, duke i cilësuar ato si përpjekje politike të opozitës.

“E kuptoj hallin e opozitës, që nuk dini me çfarë të bëni politikë, se ju ka mbetur në majë të ballkonit. Referojuni ligjit për mbetjet e rrezikshme. Është mjerane të kapemi njëri-tjetrin, dhe është e pavërtetë që unë i jam shmangur mediave.”

Në këtë seancë u shpreh edhe Drejtori i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Athanas Karaja, i cili sqaroi se kontejnerët janë regjistruar si mallra dhe se analizat laboratorike do të përcaktojnë natyrën e tyre.

Athanas Karaja, Drejtor në MTM:

“Deri sot që flasim, ka dyshime që janë mbetje, por nga ne nuk është dhënë leje për mbetje. Ato kanë kaluar si mallra. Analizat do shkojnë në Belgjikë, Zvicër dhe në tre laboratorë të tjerë për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për mbetje.”

Opozita vazhdoi të ngulmojë se kontejnerët përmbajnë mbetje, ndërsa Kumbaro e cilësoi debatin si shpifje.

Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit:

“Kjo është shpifje, sepse është mall.”

Drejtori Karaja shtoi se mallrat nuk u pranuan nga Tajlanda për shkak të rrëmujës në dokumentacion.

“Nuk u pranua nga Tajlanda për shkak të rrëmujës. Kur të vijë përgjigja, do marrim një shpjegim të saktë.” tha Athanas Karaja

Kumbaro e mbylli seancën me një apel për qetësi dhe për shmangien e politizimit të çështjes.

“Qetësohuni, nuk duhet të nxjerrim dhjamë nga pleshti politik.”

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme