Politika 7 November 2024, 11:43 Nga VNA

Deputetja Flutura Açka Kërkon ndryshimin e Komisionit/ Akuza Gazment Bardhit për presion

Ndaje në Whatsapp
Deputetja Flutura Açka Kërkon ndryshimin e Komisionit/ Akuza Gazment

Deputetja demokrate Flutura Açka ka dorëzuar një kërkesë në Kuvend për të ndryshuar komisionin ku ajo bën pjesë, ndërsa ka shoqëruar këtë vendim me akuza të rënda ndaj Gazment Bardhit.

Në kërkesën e saj, Açka ka deklaruar se dëshiron të kalojë në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ajo ka theksuar se vendosja e saj fillestare në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik nuk ka qenë zgjedhje e lirë, por e imponuar nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Açka ka denoncuar gjithashtu shantazhe dhe presione të vazhdueshme që, sipas saj, i janë bërë në mënyrë të hapur. Kërkesa e saj për ndryshim pritet të diskutohet dhe votohet gjatë seancës plenare të Kuvendit të sotëm.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme