Politika 6 November 2024, 20:22 Nga VNA

Përgatitja e zgjedhjeve parlamentare, KQZ merr edhe 20.9 mln lekë të reja shtesë fondi

Ndaje në Whatsapp
Përgatitja e zgjedhjeve parlamentare, KQZ merr edhe 20.9 mln lekë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi një vendim për t’i akorduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) një shtesë prej 20 milionë lekësh, e cila do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve përgatitore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Sipas vendimit, efekti financiar i këtij alokimi do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024. Në dokumentin e miratuar, specifikohet se KQZ-së do t’i shtohet një fond prej 20,9 milionë lekësh në zërin "Shpenzime korrente" të programit "Planifikim, menaxhim, administrim", i cili do të përdoret për shpenzimet e nevojshme që i paraprijnë procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2025.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme