Politika 6 November 2024, 18:20 Nga VNA

Kush janë dy non gratat që përshëndetën fitoren e Trump

Ndaje në Whatsapp
Kush janë dy non gratat që përshëndetën fitoren e Trump
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë presidenti i 47-të, ka gëzuar edhe presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Në një video të postuar në X, Dodik shihet duke festuar kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, i veshur me një kapelë "MAGA" dhe përkrah qytetarëve. Dodik është një politikan ekstremist pro-rus dhe është sanksionuar nga SHBA si person i korruptuar, që rrezikon të minojë stabilitetin e Ballkanit. Po ashtu, edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është shpallur "non grata" nga SHBA, ka festuar fitoren e Trump. Dy liderët e Ballkanit, duket se shpresojnë se presidenti i ri i SHBA mund t’u heqë statusin "non grata".  

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme