Politika 5 November 2024, 23:34 Nga VNA

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA?

Ndaje në Whatsapp
Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA?

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një komunitet të rëndësishëm dhe sigurisht të angazhuar politikisht.

Shqiptarët në Amerikë janë të përqendruar kryesisht në qytete të mëdha dhe zona metropolitane. Me rreth 50,000 shqiptarë që jetojnë kryesisht në New York, por edhe në shtete të tjera si Michigan dhe Massachusetts, ky grup mund të ketë potencialin të ndikojë në zgjedhjet lokale dhe shtetërore. Megjithatë, ndikimi i tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 është më i kufizuar për shkak të përqendrimit të tyre në zona ku tradicionalisht fitojnë Demokratët dhe rezultati është i vështirë për tu thyer.

Të dhënat e Anketës së Komunitetit Amerikan për vitin 2019-të tregojnë që shqiptarë të gjeneratës se parë në këtë periudhë janë 99,370 ndërsa gjenerata e dytë është 115,587, pra një total prej 214,957 shqiptarë që jetojnë në SHBA referuar statistikave zyrtare.

Nisur nga të dhënat, popullsia e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet në rreth 345 milionë banorë, nga ku rreth 160 milionë janë votues. Pra, e thënë ndryshe, nga totali i popullsisë vetëm 47% janë votues. Nëse nisemi me këtë logjikë mund të themi se nga rreth 214 mijë shqiptarë që jetojnë atje, rreth 47% kanë të drejtë vote ose rreth 100 mijë. Pra, nisur edhe nga shifrat e Anketës së Komunitetit Amerikan që disponon INSTAT, mund të themi që është një shifër mbështetet edhe nga numrat e gjeneratës së parë, që janë të gjithë emigrantët shqiptarë vendi i lindjes së të cilëve është Shqipëria.

Me një përllogaritje të thjeshtë del se pesha e votuesve shqiptarë vlerësohet në 0.06%. Por siç është theksuar edhe më lart, vota e shqiptarëve në Amerikë mund të ketë ndikim më të madh në shtetet ku komuniteti shqiptar është më i përqendruar dhe ku zgjedhjet janë më të ngushta. Ndër të tjera pjesëmarrja e diasporës shqiptare është e rëndësishme për të treguar angazhimin e tyre në proceset demokratike dhe për të ndikuar në çështjet lokale ku ata jetojnë.

“Scan Intel” ka marrë në analizë peshën e secilit komunitet Shqiptar të vendosur në zona në ndryshme për të llogaritur ndikimin që mund të ketë. Sipas të dhënave të INSTAT, shqiptarët në SHBA, janë të përqendruar në pak vende ku më saktësisht mund të përmendim rreth 50,303 shqiptarë janë të përqendruar në New-York, duke përbërë në këtë mënyrë komunitetin më të madh, 31,954 jetojnë në Michigan, 19,645 në Florida, 18,671 në Massachusetts, 13,925 në Connecticut. Nisur nga popullsia totale e këtre vendeve mund të themi se pesha e popullsisë në vendet përkatëse vlerësohet në 0.3% në New-York, Michigan dhe Massachusetts. Nga ana tjetër ka një peshë shumë të ulët prej 0.1% në Florida dhe një peshë prej 0.4% në Connecticut./SCAN/

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme