Politika 5 November 2024, 14:11 Nga VNA

Benet Beci pranon që ka probleme me SPAK/ Mungon humori i sforcuar i një nate më parë

Ndaje në Whatsapp
Benet Beci pranon që ka probleme me SPAK/ Mungon humori i sforcuar i

Benet Beci ka lënë sot mënjanë humorin dhe i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për prezencën e tij në Prokurorinë e Përgjithshme: “Sigurisht, jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe; mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët. Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë,” është shprehur ai, duke vazhduar angazhimin në detyrat e Bashkisë së Shkodrës.

Benet Beci u thirr dy ditë më parë në SPAK për çështje të së kaluarës së tij si drejtues i institucioneve të rëndësishme, si Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. VNA ka mësuar se atij i është komunikuar akuza si person nën hetim, ndërsa prokurorët nuk e kanë përfunduar ende hetimin e çështjes ku është i përfshirë kryetari i Bashkisë së Shkodrës.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme