Politika 4 November 2024, 16:00 Nga VNA

Durrës, kryetarja e Bashkisë Sako rrit rrogën e vet me 57%, rritje edhe administratës

Ndaje në Whatsapp
Durrës, kryetarja e Bashkisë Sako rrit rrogën e vet me 57%,

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Durrësit për të rritur pagat e Kryetares së Bashkisë dhe administratës ka shkaktuar polemika dhe pakënaqësi.

Sipas këtij vendimi, Kryetarja Emiriana Sako rriti pagën e saj me 56,7%, duke e çuar nga 1.850.000 lekë në 2.900.000 lekë të vjetra në muaj. Po ashtu, tre zëvendëskryetarët Renis Mullaj, Elio Jani dhe Gentian Kallmi përfituan një rritje prej 40,6%, duke kaluar nga 1.600.000 lekë në 2.250.000 lekë të vjetra. Sekretari i përgjithshëm i bashkisë përfitoi një rritje page prej 55,6%.

Paga mujore e këshilltarëve bashkiakë u rrit gjithashtu me 56,7%, duke kaluar nga 185.000 lekë në 290.000 lekë të vjetra. Drejtorët e drejtorive patën një rritje prej 55%, ndërsa rritja më e madhe e përfituar ishte për drejtuesen e kabinetit me 86,7%, si dhe për këshilltarin e kryetares dhe zëdhënësin e institucionit me një rritje prej 90,8%, duke e barazuar pagën e tyre me atë të drejtorëve të drejtorive. Ndërkohë, rritjet për nivelet e tjera administrative variojnë, por janë më të ulëta. Për specialistët e bashkisë, rritja e pagës ishte 14,3%.

Këto rritje kanë nxjerrë në pah kontrastin mes pagave të të zgjedhurve dhe funksionarëve të lartë në krahasim me punonjësit e shërbimeve bazë, duke shkaktuar debat mbi prioritetet e vendimmarrjes, sidomos në kohë krizash si ajo e mbetjeve toksike në port. Këshilltarët e opozitës a kanë kundërshtuar këtë vendim.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme