Politika 2 November 2024, 18:25 Nga VNA

Incident me median, Greqia mban "peng" gazetarët shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Incident me median, Greqia mban "peng" gazetarët shqiptarë

Një incident i rëndë ka ndodhur nga pala greke kundrejt medias shqiptare. Ekipi i A2 CNN që është nisur për të transmetuar aktivitetin që kryeministrit Edi Rama do të zhvillojë me shqiptarët në Selanik, prej tre orësh u mbajt “peng” në pjesën e palës greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas raportimeve të gazetares së A2 CNN, Fjorela Beleshi, doganierët helenë ju mbajtën pasaportat dhe nuk i lejuan të vijonin udhëtimin, duke iu komunikuar se për të bërë të mundur këtë duhej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke. Teksa agonia e pritjes vijonte, policia greke u propozoi ekipeve të A2 CNN dhe Tv Klan që të kalonin gazetarët me makina, por kamerat sipas tyre duhet të qëndronin në kufi deri në një moment të dytë kur të mbërrinte dhe konfirmimi nga Athina. Saga e bllokadës greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë ka marrë fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë iu kanë kthyer gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin e Ramës me bashkatdhetarët. Ky aktivitet do të zhvillohet nesër në Porto Palace Hotel, duke nisur nga ora 11:00.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme