Politika 4 November 2024, 15:49 Nga VNA

Aleancë me Arlind Qorin? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ndaje në Whatsapp
Aleancë me Arlind Qorin? Ja si përgjigjet Sali Berisha

 

Sali Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë e një aleance me Arlind Qorin. I pyetur sot nga gazetarët për një bashkëpunim të mundshëm me lëvizjen “Bashkë” të drejtuar nga Qori, kryetari i PD-së tha: “Cilido politikan që ndjehet i përkushtuar kundër narko-shtetit të Edi Ramës është i mirëpritur në betejën tonë të përbashkët për të përmbysur këtë regjim, për të krijuar një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë personalisht, të gjitha veprimet, cilido t’i organizojë, i kam përshëndetur dhe do t’i përshëndes. I vetmi kusht është t’i shoqërojë fjalët me vepra, të bashkohemi për një qëllim madhor, të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që, në një mënyrë apo tjetër, po shfaros farën e shqiptarëve dhe po e zbraz Shqipërinë.”

Partitë dhe lëvizjet e reja opozitare deri më tani kanë mbajtur distancë nga PD-ja dhe Sali Berisha, duke mos pranuar një aleancë me të. Muajt në vazhdim pritet të jenë vendimtarë për të parë se si do të grupohen forcat opozitare përballë PS-së së Edi Ramës.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme