Politika 3 November 2024, 13:18 Nga VNA

Çfarë e shqetëson kryeministrin Edi Rama që kërkon meritat e reformës në drejtësi?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë e shqetëson kryeministrin Edi Rama që kërkon

Gjatë takimit me shqiptarët në Selanik të Greqisë, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se është ai dhe partia socialiste që mundësuan reformën në drejtësi dhe nëse do ishin amerikanët, do ishte bërë edhe më përpara.

“Thuhet e bëri Amerika. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Amerika ishte edhe më parë dhe nuk bë, Amerika është edhe në Mal të Zi dhe Maqedoni e Kosovë, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Nëse SHBA e kishte këtë peshqesh kaq kollaj pse nuk na e solli më parë por na la të jetonin nën një drejtësi të nënshtruar? Sepse as SHBA as BE nuk e bëjnë do të në vene të tjera nëse nuk është forca e brendshme që ne e kemi” - tha Rama.

Kjo retorikë për reformën në drejtësi është e dyta brenda pak ditëve, pasi të njëjtën gjë tha edhe në emisionin “Opinion” këtë të enjte. Madje që të nënvlerësonte punën e SHBA, nuk kurseu as termat banal duke thënë se “sollën Noc Rrokun për reformën në drejtësi”.

Që reforma në drejtësi është një meritë e SHBA dhe partnerëve perëndimor, ky është një fakt i gjithëditur. Dhe për këtë detyruan jo vetëm Ramën, por të 140 deputetët e parlamentit ta votonin, mes tyre edhe zyrtarë të lartë që sot janë prapa hekurave.

Por është e pakuptueshme fushata e ditëve të fundit të kryeministrit që do të marrë meritat për reformën në drejtësi duke anashkaluar amerikanët, e madje duke u treguar edhe Noc Rrokun. Diçka duket se e shqetëson Ramën, i cili edhe në Selanik u kujdes ta përsëriste pretendimin e tij.

Sa për meritat, mjafton të përmendim amnistinë penale që bashkoi votat e Ramës dhe Berishës për të liruar zyrtarë që ishin hetuar nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO. Apo komisionin "Xhafaj" që refuzohet nga institucionet e drejtësisë dhe ndërkombëtarët, për të kuptuar dëshirën e madhe të kryeministrit për drejtësinë e re.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme