Politika 5 November 2024, 10:18 Nga VNA

Lapaj synon të zëvendësojë opozitën përballë Ramës me akuza, por pa denoncime konkrete

Ndaje në Whatsapp
Lapaj synon të zëvendësojë opozitën përballë

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet,” shfaqet gjithnjë e më i sigurt se ai është figura që mund ta rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

Në emisionin Open, Lapaj tha: Nje ditë do e shemb Edi Ramën. Opozitën e ka korruptuar me leje ndertimi. Çfare do hyjë në kuti do numerohet një për një. E kam garancinë nga ligji dhe besimin tek fuqia ime karakteriale.

Sipas tij, Edi Rama është mbajtur në pushtet për tre mandate jo sepse ka mbështetjen popullore, por falë një opozite të dobësuar dhe të “blerë,” e cila ka humbur besueshmërinë për shkak të lidhjeve të dyshimta me qeverinë. Megjithatë, qëndrimi i Lapajt  lë hapësira për dyshim dhe skepticizëm për shkak të mungesës së denoncimeve konkrete apo emrave specifikë që do t’i jepnin më shumë peshë dhe vërtetësi akuzave të tij. Lapaj mbetet i paqartë për veprimet konkrete që do të ndërmarrë për të luftuar korrupsionin dhe blerjen e votave.

Në vend që të zbulojë detaje specifike për mënyrat sesi Rama, sipas tij, ka korruptuar opozitën përmes lejeve të ndërtimit apo përmes përdorimit të administratës, Lapaj kufizohet në akuzat e përgjithshme pa ofruar prova të qarta ose emra konkretë. Kjo mungesë transparence mund të krijojë idenë se ai po e përdor retorikën e fortë për të fituar mbështetje popullore pa pasur realisht ndonjë plan të detajuar për të luftuar korrupsionin. Për shumë nga ndjekësit e tij, deklaratat e tij për një “opozitë të blerë” mbeten thjesht në nivelin e një fjalimi politik.

Kjo qasje e Lapajt rrezikon ta kthejë në një politikan që kërkon të fitojë popullaritet përmes kritikës, por pa ofruar zgjidhje të mirëfillta për problemet që pretendon se ekzistojnë.

Qëndrimet e tij ndajnë më shumë opozitën sesa e fuqizojnë, duke i dhënë Ramës një përparësi indirekte. Në vend që të bashkojë forcat opozitare, Lapaj duket se i sfidon ato, duke e paraqitur veten si liderin e vetëm që mund të sjellë ndryshim të vërtetë.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme